Miqësorja e fundit e Ballkanit përpara rikthimit në Kosovë, ky është kundërshtari

Klubi futbollistik i Kosovës, FC Ballkani, është duke kryer stërvitje përgatitore përpara fillimit të Superligës në Turqi.

Gjatë ditës së sotme ata do të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore, ku do të luajnë përballë ekipit të Kırşehirspor.

“Ky është edhe testi i fundit miqësor në Kayseri teksa nesër ekipi do të rikthehet në Suharekë dhe do të vijojë me përgatitjet”, ka shkruar në facebook klubi nga Suhareka.

Për fund, Ballkani ka falënderuar të gjithë stafin e hotelit dhe organizativ për mikpritjen që i kanë bërë klubit në Kayseri.

Arijon Ibrahimovic rinovon kontratën me Bayernin

Drenica gati për goditjen e madhe në mbrojtje, marrëveshje me mbrojtësin e Partizanit