Miqësoret që do t’i zhvilloj Drita ndaj Antalyas, luan ndaj kundërshtarëve nga Polonia, Zvicra dhe Ukraina

photo by: @Shpend Ahmeti

Drita do të udhëtoj drejt Antalias për fazën përgatitore para sezonit pranveror në Superligën e Kosovës.

Skuadra gjilanase do të qëndroj rreth dy javë në qytetin bregdetar turk, ku do t’i zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore.

Të besuarit e trajnerit Zekirija Ramadani do të përballen me skuadrën ukrainase Chornomorets Odesa, asaj polake Ruch Chorzow si dhe skuadrës zvicerane Aarau ku luan një numër i madh i futbollistëve shqiptarë.

Kujtojmë që Drita edhe vitin e kaluar kishte luajtur me skuadrën ukrainase Chornomorets Odesa ku kishte barazuar 1-1.

Pikërisht ndeshjen e parë do ta zhvillojnë ndaj skuadrës ukrainase më 20 janar, të dytën ndaj Ruch Chorzow më 26 janar, derisa ndeshja ndaj Aaraut pritet të konfirmohet data dhe ora. /Gazeta Olle/ 

Ndeshjet miqësore dhe finalja e Superkupës në Antalya – Ballkani përballet me gjigantin ukrainas

Kosova në hendboll udhëton për kualifikim në Britani, Berisha: Duam fitore më të thellë