Miqësore me shumë gola, Gjilani barazon me Strugën, luajnë edhe tre futbollistët që janë në prova

Gjilani me Strugën luajtën sot në “Tropikal” një duel miqësor që prodhoi shumë gola.

3-3 ishte rezultati përfundimtar i takimit me duelin që ishte i barabartë edhe në bazë të lojës dhe jo vetëm nga rezultati, raporton Gazeta Olle.

Busic realizoi golin e parë të ‘Skifterave’ ndërsa më pas Gerhard Progni realizoi dy të tjerë.

Në këtë duel luajtën të gjithë futbollistët, duke përfshirë këtu edhe “treshen” që po bënë prova në klub, Qëndrim Dautaj, Ardin Dallku dhe Drin Govori.

Në portë nga minuta e parë ishte edhe Terziu.

Gjilani pas këtij dueli do ta sfidojë në ndeshje përgatitore edhe Drenicën./GazetaOlle/