Ministrja Dumoshi takoi alpinisten Uta Ibrahimi

Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi ka takuar sot Flutura Ibrahimin, më shumë të njohur si Uta e Maleve, vajzën e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur 5 majat e Himalajeve, njofton MKRS.

Ibrahimi e njoftoi ministren më shumë për vazhdimësinë e projektit të saj ‘14 Majat më të larta të tokës’ dhe ekspeditat e radhës në Anapurna, Makalu dhe K2 majën më të rrezikshme në botë.

Ministrja tha se Uta do të ketë mbështetjen e saj si ministre dhe të MKRS-së për rrugëtimet e saja drejt çative të botës, ku besoj sërish do të valojnë flamuj tonë.

Uta kishte pushtuar edhe majën më të lartë në botë, Everestin.