Ministria e Sportit investon në këtë Komunë 1.3 milion euro

Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Shala ka vizituar të hënën Gjilanin dhë Vitinë. Në këtë të dytën, gjatë takimit me drejtuesit e Komunës, ka premtuar investim 1.3 milionë euro për ndërtimin e një Palestre sportive.

“Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Haliti u bisedua për ndërtimin e palestrës sportive në Viti, punimet e së cilës pritet të fillojnë gjatë këtij viti. Ky projekt do të kushtojë 1.3 milion euro dhe është investim i MKRS-së”, thuhet në njoftimin e MKRS-s.

Gjatë vizitës në Gjilan, ai premtoi rregullimin e infrastrukturës në stadiumin e qytetit. (Gazeta Olle)

shala2