Ministria e FHK-ja organizojnë botërorin e hendbollit

 

Sot, në një takim ndërmjet Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe Kryetarit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, u bisedua rreth organizmit të Kampionatit Botëror të Hendbollit për shtetet në zhvillim, kampionat ky që do të zhvillohet në Kosovë.

Ministri Shala e vlerësoi këtë aktivitet me një rëndësi të veçantë dhe shprehu gatishmërinë që MKRS-ja të ndihmojë në realizmin sa më të mirë të këtij kampionati botëror.

U dakordua që në ditët në vijim, nëpërmjet një memorandumi bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Federatës së Hendbollit të realizohet kjo formë e mbështetjes.