Ministri Zemaj dhe ministrja Dumoshi mbajtën takim me presidentin e KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtuesit e federatave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi gjatë ditës së sotshme takuan kreun e Komitetit Olimpik, Besim Hasani, drejtorin r Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj dhe drejtuesit e federatave.

Zemaj dhe Dumoshi në këtë takim falënderuan drejtuesit e Federatave për punën e bërë gjatë periudhës së pandemisë.

Kurse, drejtuesit e Federatave informuan ministrin Zemaj dhe ministren Dumoshi për garat e përfunduara dhe ato që janë në zhvillim ende.

Ata i njoftuan krerët e federatave për nevojën që aktivitetet sportive të cilat janë në vijim t’i respektojnë me përgjegjësinë më të lartë masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në mesin e komunitetit sportiv, duke ditur rëndësinë që ka sporti për shëndetin.

Më poshtë e keni komunikatën e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministrat Zemaj dhe Dumoshi bisedojnë me drejtuesit e federatave të sporteve në Kosovës Prishtinë 11 korrik…

Gepostet von Ministria e Shëndetësisë am Samstag, 11. Juli 2020