Ministri: Vit i jashtëzakonshëm për futbollin, së shpejti edhe “Adem Jashari” i gatshëm

Ministri në detyrë, Kujtim Gashi, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë Laureatët 2019, e ka quajtur 2019-tën të jashtëzakonshëm.

Ai ka vlerësuar lartë të arriturat e futbollit tonë.

“Vit i jashtëzakkonshëm, jo vetëm për Kombëtaren, por edhe për ekipet e Superligës, Ligës së Parë etj”, tha ministri Gashi, raporton Gazeta Olle.

“Komëbtarja jonë dhe ekipet tona nuk kanë nevojë të shikojnë ndeshje në stadiumet tjera, por në Fadil Vokrri. Është nder që ky stadium priti kombëtare me renome. Jemi në prag edhe të ndërtimit të stadiumit Adem Jashari, i cili do t’i plotësojë kushtet për ndeshje ndërkombëtare”, shtoi ministri.