Ministri Shala uron kështu Majlinda Kelmendin

“Fitoret e Majlindës dhe Norës në Rusi përbëjnë një lajm historik dhe të jashtëzakonshëm jo vetëm për sportin por në përgjithësi për shtetin e Kosovës”, – tha ministri Shala.

“Suksesi i Majlindës dhe Norës në Kampionatin Evropian na bën krenar të gjithëve në Kosovë, dhe është një dëshmi se Kosova ka sportistë cilësorë, ndaj pjesëmarrja me sportistë sa më cilësorë në garat ndërkombëtare, mbetet prioritet i yni”, tha Shala.

Ministri Shala bashkë me stafin e MRKS-së po punojnë intensivisht në përkrahje të sportit në përgjithësi, në krijimin e kushteve dhe infrastrukturës së përgjithshme, për avancimin dhe afirmimin e sportit dhe në ngritjen e cilësisë së tij.