Ministri Kujtim Shala takoi Besimin Hasanin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është takuar sot me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasianin, me të cilin bisedoi rreth programit dhe aktiviteteve të KOK-ut për vitin 2016.

Kryetari Hasani e informoi ministrin Shala për aktivitet e KOK-ut, veçmas rreth parapërgatitjeve që po bëhen për Lojërat Olimpike, të cilat sivjet do të mbahen në Rio de Janeiro të Brazilit, dhe ku Kosova do të përfaqësohet.

Ministri Shala konfirmoi mbështetjen për Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe u zotua se do të ndihmojë sportin e Kosovës, sidomos duke krijuar lehtësirave për funksionimin sa më efikas dhe më të pavarur të tij. Po ashtu, Shala u shpreh se do të ndihmojë KOK-un që të prezantohet sa më dinjitetshëm në Lojërat Olimpike të sivjetshme.