Ministri Çeku thyen heshtjen dhe flet për takimin në Zvicër dhe licencimin e FFK-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është rikthyer nga Zvicra pas takimeve me dy presidentët të UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe atë të FIFA-s, Gianni Infantino.

Çeku ishte së bashku në vizitë me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, teksa ka dhënë lajme të mira.

“Ka qenë një vizitë e planifikuar, dhe kjo ishte koha e përshtatshme. Ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë dhe si Infantino ashtu edhe Ceferin janë zotuar se do ta ndihmojnë vendin tonë”, ka thënë ministri Çeku për RTK-në.

Tutje ministri Çeku foli edhe sa i përket licencimit të federata, ku tha se ai si ministër nuk do të ndërhyjë në asnjë moment, vetëm se sigurohet që nuk do të ketë favorizime apo dëmtime të njërës apo tjetrës palë.

“Çështja e licencimit është çështje profesionale dhe nuk ndërhyjë, vetëm sigurona që mos të ketë favorizime ose dëmtime”.

“Në FFK nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme, futbolli është sporti më i popullarizuar në Kosovë”.

“30 federata kanë aplikuar, 10 janë licencuar dhe të tjerat janë në proces”.

“Nuk besoj që një federatë e madhe si ajo e futbollit nuk licencohet. Janë çështje teknike. Unë nuk i përzihem në komision, por sigurohem që ata mos t’i bëjnë dëm ose mos ta favorizojnë”.

“Ministri i sportit nuk vendos kush do të bëhet kryetar i FFK-së ose anëtar i Komitetit Ekzekutiv”.

“Është e rëndësishme që ky kuvend të shkoj siç duhet dhe t’i plotësojë të gjitha kriteret”, deklaroi ndër të tjera ministri Çeku.

Eroll Salihu: Nuk është i vërtetë licencimi i FFK-së nga UEFA, ky proces nuk ekziston

Juventusi nuk fiton, vetëm barazim ndaj Atalantës