Mimoza u ‘korit’ për pak

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e ka ‘çel’ zemrën. Ai gjatë ditës së sotme i njoftoi nga afër përfaqësuesit e klubit të Vëllanimit që komuna e Gjakovës deri ditën e premte, me datë 27 Shkurt 2015, nga kategoria e subvencioneve, për Vëllaznimin do të dhurojë 15,000 euro nga subvencionet e Drejtorisë së Kulturës dhe 15,000 euro nga subvencionet e zyrës së Kryetares, duke bërë të mundur që të paguhen lojtarët dhe të vazhdojë kështu rrjedha e takimeve të parapara në Superligë. ‘Borgji total nëse e marrim me paga, me premia, me para të kontratave ka qenë 39 mijë euro. Nëse Komuna do të jepte edhe 9 mijë euro, do të ishte çdo gjë në rregull. Megjithatë, edhe kështu nuk është keq”, njoftojnë për Gazetën ‘Olle’ disa futbollistë të Vëllaznimit në kushte anonimiteti.