Milwaukee Bucks një fitore larg historisë, Phoenix mposhtet sërish

Milwaukee Bucks vetëm një fitore larg historisë. P

Pas 50 vitesh Giannis Antetkounmpo me shokë mund të rikthejnë titullin kampion të NBA në Wisconsin.

Milwaukee Bucks bëri përmbysjen e madhe në serinë e finaleve të NBA ndaj Phoenix Suns duke fituar ndeshjen e tretë radhazi këtë herë brenda në Arizona për të marrë kryesimin 3-2 me ndeshje.

Një sukses me shifrat e ngushta 123-119 për Bucks që e nisën si mos më keq ndeshjen por arritën të përmbysnin shifrat në periodat 2 dhe 3 duke menaxhuar më pas avantazhin.

Davon Booker realizoi 40 pikë për Phoenix Suns duke rezultuar pikë shënuesi më i mirë i sfidës, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e skuadrës së trajnerit Monty Williams.

Në krahun tjetër u shfaq në super formë treshja Giannis Antetokounmo, Khris Middelton-Jrue Holiday.

Greku i cili me një zhytje fantastike realizoi edhe koshin që vendosi fatet e takimit pak sekonda para fundit, spikati me 32 pikë nëntë kërcime e gjashtë asistime, ndërkohë Middelton shtoi 29 dhe Holiday 27 të tjera në këtë fitore të madhe të skuadrës së Mike Budenholzer.

/Gazeta Olle/

Hakimi i pafat, rezulton pozitiv me COVID-19

Ulpiana vazhdon me përforcime, afron portierin e Kukësit