Milwaukee Bucks kampion të NBA pas 50 viteve

Milwaukee Bucks janë shpallur edhe zyrtarisht kampion të NBA, pasi kanë mposhtur në finale Phoenix Suns me rezultat të përgjithshëm 4-2 apo në ndeshjen e fundit me rezultat 105-98.

Buck kanë arritur të shpallen kampion të NBA, pas një sezoni fantastik 2020/21 dhe këtë trofe e qojnë në Milwaukee pas plot 50 viteve.

Ndeshja e fundit e zhvilluar në Fiserv Forum (Milwaukee) ishte vendimtare për t’iu siguruar Bucks një fitore 105-98 apo me rezultat përfundimtar të ndeshjeve 4-2.

Giannis Antetokounmpo ishte heroi i Bucks pasi në ndeshjen e fundit shënoi plot 50 pikë, 14 kërcime dhe pesë bllokada, duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes dhe ‘MVP’ i finales.

Ky triumf ishte i pari për Bucks në 50 viteve, pasi i fundit për ta ishte fituar në vitin e largët 1971.

Pa kaluar as 24 orë, shiten pothuasje të gjitha biletat për ndeshjen Drita – Feyenoord

Otto John pas dy golave: Kam pasur shumë presion pa shënuar