Milot Rashica zgjidhet lojtari më i mirë i muajit te Norwich

Norwich City nuk e pati fillimin që e mendonte në sezonin e ri në Premierligë, pasi u inkuadrua nga Championshipi edicionin e kaluar.

Nga tri ndeshjet e luajtura, “kanarinat” i kanë humbur të gjitha, duke e shënuar vetëm një gol në proces.

Por, transferi i tyre, Milot Rashica po tregon paraqitje të mira, ndonëse ende nuk e ka gjetur rrugën deri te goli.

Norwich City po krenohet me performancat e Milot Rashicës, në klub deri tash, teksa e kanë zgjedhur edhe si lojtarin e muajit.

 

“Një start premtues në jetën e re si lojtar i Norwich Cityt për Milotin”, shkroi në Twitter ekipi anglez.

Arteta: Jemi duke u munduar ta bindim Xhakën për ta marrë vaksinën kundër COVID-19

Fjalët e Milot Rashicës pasi u zgjodh lojtar i muajit te Norwich