Ylli i Përfaqësueses s së Kosovës, Milot Rashica, e ka vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe.
Futbollisti nga Vushtrria luan në Premierligë te Norwich City.
“Patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim sot në Ambasadë, futbollistin dhe krenarinë e kombëtares tonë, Milot Rashica”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe.
“E Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova i dëshiroi Milotit shumë suksese me paraqitjet e tij me Norwich City”, njofton ambasada.
Në postim ata thanë që puna dhe sukseset e Rashicës janë frymëzim për të gjithë brezat e rinj.