Milot Rashica, shënuesi më i mirë i Vitesses

Me dy golëshin e shënuar mbrëmë ndaj Twentes, Milot Rashica ka çuar në 6 numrin e golave këtë sezon për Vitessen.

Me këtë dy golësh, ai tani është i pari në listën e shënuesve të Vitesses, shkruan GazetaOlle.com.

Po aq gola sa Rashica ka edhe Qazaishwilli.

Rashica ka shënuar tre gola si mysafir dhe tre si vendas. Në listën e përgjithshme të shënuesve në Eredivisie të Holandës, 19-vjeçari nga Vushtrria ndodhet në pozitën e 19-të, derisa listën e kryeson De Jong i PSV me 13 gola. /Olle