Milot Rashica shënon gol spektakolar në humbjen e Besiktasit (Video)

Besiktas ka pësuar humbje si mysafir i Adana Demirspor me rezultat 4-2, ku Milot Rashica shënoi gol.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Turqisë, që ishte shtyrë më parë shkaku se këto dy skuadra do të luanin në garat evropiane.

Pasi pjesa e parë u mbyll 2-0 në të mirë të Adana Demirspor, trajneri  Senol Gunes vetëm në pjesën e dytë e futi në lojë Milot Rashicën.

Anësori arriti të shënojë një gol shumë të bukur nga jashtë zone për rezultatin 4-2.

Ky ishte goli i dytë i Rashicës në këtë edicion të Superligës së Turqisë.

Real Madridi merr fitore komode ndaj Las Palmas

Malisheva me reagim të fuqishëm pas ndeshjes me Llapin: Jemi dëmtuar, do të ankohemi në FFK