Milot Rashica protagonist në fitoren e Besiktas, statistikat e tij edhe pse luajti mbrojtës krahu

Besiktasi shënoi fitore bindëse ndaj Kayserisporit si mysafir me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Turqisë. 

Kontribut në këtë fitore ka dhënë edhe Milot Rashica që luajti si mbrojtës i djathtë, e ku asistoi në golin e tretë të shënuar nga Ciro Immobile në minutën e 91-të të ndeshjes.  

Gedson Fernandes shënoi golin e parë, ndërsa Immobile shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 78-të. 

 

Rashica e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve me notën 8.4. 

Ai kishte një asistim, ndërsa shtoi edhe dy pasime kyçe, ndërsa ka 33 pasime kishte 22 të sakta. 

Ai madje fitoi edhe penalltinë e kthyer në gol nga Immobile, ndërsa si mbrojtës kishte dy spastrime dhe katër ndërhyrje në top. 

Rashica kishte shtatë duele të fituara në këtë takim. 

Ernest Muçi po ashtu startoi në këtë takim, ndërsa pas kësaj fitoreje Besiktasi është i treti me 16 pikë, sa i ka edhe Fenerbahçe në vendin e dytë, por bardhëezinjtë kanë një ndeshje më pak. 

Legjendë si futbollist, por i tmerrshëm si president federate: FIFA pezullon Samuel Eto’on

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve – sonte zhvillohen nëntë ndeshje në dy orare të ndryshme