Milot Rashica në një formacion me Lionel Messin

Ndoshta një ditë mund ta bëjë bashkëlojtar, por të paktën këtë javë është në një formacion me Lionel Messin.

Milot Rashica u gjend në 11-shen e javës nga uebfaqja “whoscored”, raporton Gazeta Olle.

Krahas yllit të Kosovës janë edhe yje tjerë që shkëlqyen këtë fundjavë.

Rashica ishte lojtar i ndeshjes në fitoren e Werderit ndaj Kolnit, ku shënoi një gol dhe kontribuoi në tre gola tjerë.