Milot Rashica kryefjala e mediave turke para derbit Galatasaray – Besiktas

Një nga armët më të mëdha të Besiktasit në derbi ndaj Galatasaray do të jetë Milot Rashica, i cili sezonin e kaluar veshi fanellën verdhekuqe, shkruajnë mediat turke.

Trajneri Burak Yılmaz është duke bërë plane për të shkatërruar mbrojtjen kundërshtare me lojën efektive ofensive të futbollistit kosovar, i cili e njeh nga afër Galatasaray.

Në javën e 9-të të Trendyol Superligës, Besiktasi do të përballet të shtunën jashtë fushe me Galatasarayn. Pas humbjes 3-2 në shtëpi nga skuadra zvicerane FC Lugano në ndeshjen e dytë të Grupit D të Ligës së Konferencës, bardhezinjtë u tronditën nga dorëheqja e trajnerit Senol Gunes, ndërsa kryetari i klubit Ahmet Nur Çebi, ka shpallur zgjedhjet në klub.

Trajner i ri u emërua Burak Yılmaz, i cili do të jetë në krye të skuadrës deri në zgjedhjen e re pas largimit të Senol Gunes dhe ai po i kushton rëndësi këtij derbi për ta nisur mirë karrierën e tij si trajner.

Detyrë speciale për Rashicën

Burak Yılmaz duket i qetë duke marrë parasysh faktin se ndeshja do të luhet jashtë dhe pa presionin e tifozëve të tyre. Yılmaz në këtë fazë do t’i japë një detyrë të veçantë futbollistit kosovar Milot Rashica.

Futbollisti 27-vjeçar, i cili sezonin e kaluar fitoi kampionatin me Galatasarayn dhe e njeh nga afër kundërshtarin, do të luajë një rol drejtues në kundërsulme, sidomos në pjesën e parë.

Rashica, i cili spikat me shpejtësinë e tij, do të mundohet ta zë mbrojtjen verdhekuqe në hapi dhe të shënojë gol apo të jap asistim.

Milot Rashica, i cili qëndroi në fushë për 280 minuta në 6 ndeshje në Superligë dhe shënoi dy gola, shihet si golashënuesi më i mirë i Besiktasit së bashku me Vincent Aboubakar.

Rashica shkëlqeu edhe te Kosova me dy gola dhe një asistim  

Kosova e mposhti Andorrën me rezultat 3-0 në Grupin I të eliminatoreve të EURO 2024, është lojtari i Besiktas rikthyer me humor nga pauza.

Milot Rashica, i cili me këtë moral do të shkojë në ndeshjen e Galatasarayt, ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 15 asistime në 52 ndeshje me Kosovën.

Drilon Hajrizi reagon pasi u ofendua nga disa individë në Mitrovicë: Trepça është fryma ime dhe Torcida është zemra ime

Mentalitet fitues dhe një lumë alternativash për Sylvinhon/ Mesazhi i miqësores ndaj Bullgarisë