Milot Rashica flet pas golit të shënuar ndaj Armenisë

Milot Rashica me golin e tij në ndeshjen Armeni 0-1 Kosovë, vendosi fatin e ndeshjes.

Sulmuesi gjeti rrugën e golit né minutën e 25-të, pas një super depërtimi nga Edon Zhegrova, shkruan OLLE.

Pas ndeshjes, për Supersport, Rashica u shpreh:

“Është një fillim i mirë, një fillim i mbarë, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Trajneri i ri ka sjellur një energji të re, me stafin e tij kemi pas 3-4 stërvitje shumë të mira dhe po shpresojmë që gjërat e mira në stërvitje, t’i aplikojmë edhe në ndeshje”, ka thënë Rashica fillimisht.

Më pas foli për ndeshjen dhe ndjenjën se si është kur shënon për Kosovën.

“Gjithmonë është një ndjenjë krejt tjetër kur arrin të shënosh për Kosovën. Sot patëm edhe disa raste të tjera, madje unë është dashur që të shënojë edhe një gol, por e rëndësishme është që po arrijmë të krijojmë raste një pas një”.

Kosova kishte disa raste shënimi, pikërisht Rashica humbi një nga mundësitë ideale për të shënuar golin e dytë në ndeshje.

“Duhet të provojmë t’i finalizojmë aksionet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është gjithmonë e mirë të fillojmë me fitore dhe shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv edhe në ndeshjen tjetër”, përfundoi Rashica.

Zhegrova flet pas fitores: Duhet të harrojmë të kaluarën, ne të shikojmë përpara

Vedat Muriqi njësoj si Rashica, aspak i lumtur me rastet e shpërdoruara