Milot Rashica debuton sot në Premier League kundër Liverpoolit

Norwich do të përballen me një test tejet të vështirë që në ndeshjen e parë të sezonit të ri, ku do të ndeshen ndaj gjigantit Liverpool.

Në këtë sfidë mund të startoj edhe Milot Rashica, nëse do të jetë plotësisht i gatshëm, pas disa problemeve që kishte në parasezon.

Norwich përpos transferimit të Milotit, kanë transferuar edhe mesfushorin e talentuar të Chelseas në formë huazimi, Billy Gilmour.

Kurse larguan fantazistin argjentinas, Emiliano Buendia në drejtim të Aston Villas, i cili ishte zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Championship sezonin e kaluar.

Ndeshja do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 18:30, në Carrow Road.

Di Maria: Aguero dëshiron ta vras Messin

Prishtina në kërkim të një mbrojtësi, duke se ka gjetur të duhurin