Milot Rashica bën garë me Ledri Vulën rrugëve të Bremenit

Milot Rashica dhe Ledri Vula janë miq shumë të mirë.

Dyshja madje kanë edhe një të përbashkët me njëri-tjetrin, faktin që të dy janë bërë prindër gjatë muajve të fundit, shkruan Gazeta Olle.

Sot ata u takuan përsëri, këtë herë në Gjermani aty ku rep artisti ka udhëtuar për të vizituar të afërmit.

Ata dolën në shëtitje nëpër rrugët e Bremenit, por këtë herë me vete kishin edhe foshnjet e tyre.

Në një fotografi që publikuan në rrjetet sociale, dyshja e përshkroi këtë moment si “Racing time” apo “Koha për garë”./GazetaOlle/