Milos Kalezic nënshkruan me skuadrën shqiptare

Pas dështimit me Klodian Gjinon, kryesuesit e Vllaznisë kanë gjetur mesfushor në Malin e Zi.

Bëhet fjalë për futbollistin Milosh Kaleziç, i cili së fundmi ishte pjesë e OFK Titograd në kampionatin malazez, ku numëron 17 paraqitje, dhe 1 gol të shënuar.

Gjatë karrierës së tij, 27-vjeçari është aktivizuar edhe me Buduçnost, Mogren, Grbalj, Samorin, Iskra, Sloboda Tuzla dhe Petrovaç. Me afrimin e Kaleziç mesfusha e shkodranëve duke e kompletuar. Lojtari arriti marrëveshjen për kalimin te shkodranët dhe është vetë klubi që tashmë njofton zyrtarizimin.

NJOFTIMI I KLUBIT:

VLLAZNIA FIRMOS ME MILOS KALEZIÇ
KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka firmosur me futbollistin malazez Milos Kaleziç. Ai luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër.
Mirê se erdhe tek Vllaznia Milos!