Milner merr numrin 7 te Liverpooli

James Milner u prezantua sot si lojtari më i ri i Liverpoolit, i cili do të mbajë fanellën me numrin 7 pas ardhjes së tij me parametra zero nga Manchester City.

29 vjeçari do të ketë privilegjin por edhe presionin e të mbajturit një fanellë që e kanë veshur më parë legjenda të Liverpoolit, nga Kevin Leegan deri te Steve McManaman dhe Luis Suarez.

Milner u shpreh se numri nuk përbën asnjë peshë mbi të duke thënë se dëshiron të lërë gjurmët e tij në “Anfield”.

milner 7