Milik hero i Zonjës së Vjetër, Juventusi fiton në frymën e fundit ndaj Cremoneses

Juventusi ka arritur të marrë pikë të plota ndaj Cremoneses (1-0) në Stadio Giovanni Zini në një ndeshje, në të cilën realizoi vetëm në minutat shtesë.

Emanuele Valeri arriti ta fuste topin në rrjetë në minutën e 16-të, mirëpo pas konsultimit të VAR-it goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Menjëherë pas, Matias Soule pati dy raste të njëpasnjëshme, por portieri Marco Carnesecchi ishte i pakalueshëm.

Skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura, ndërsa fraksioni i dytë vazhdoi me raste të të dyja skuadrave.

Dhe kur po afrohej fundi i takimit, mysafirët bënë përpjekje të mëdha, ndërsa në minutat shtesë (90’+1), Arkadiusz Milik e shënoi golin e fitores nga gjuajtja e lirë.

 

Prishtina i ofron kontrata profesionale pesë talenteve të klubit

Muriqi fantastik, gol e asistim për ta kualifikuar Mallorcan