Milicaj: S’më interesojnë tifozët, dua titullin me Besën

Mark Milicajn nuk e ndalën as mbrojtësit istogas e as baneri i tifozëve me mesazhin “Mark tradhtari”, pasi që arriti t’i shënojë ish-skuadrës dhe ta mposhtë atë në “Shahin Haxhiislami” me Besën.

Në një prononcim për gazetën pas ndeshjes, Milicaj e komenton mesazhin e tifozëve istogas dhe ndjenjën e golit ndaj ish-it nga “Demush Mavraj”.

“Ishte një ndjenjë e mirë të shënosh gol sot dhe sinqerisht e kam pritur që do të realizoj. Mesazhi nga Gjimat? Të them të drejtën këto gjëra s’kanë kurrfarë rëndësie për mua. Jam pjesë e një klubi të madh si Besa dhe do ta jap maksimumin për të, ashtu siç e kam dhënë në Istog”, deklaroi Milicaj për Gazetaolle.com.

I pyetur për shanset e pejanëve për titullin kampion, ai shprehet kështu: “Do të luftojmë deri në fund për titullin sepse në futboll gjithçka është e mundur”.

Besa takohet me Istogun edhe në xhiron e ardhshme.

ISTOMesazhi i tifozëve të Istogut për Milicajn