Milicaj: Mposhtim Drenicën, besojmë në titull

Sulmuesi i Besës, Mark Milicaj, beson që pejanët kanë ende mundësi që ta fitojnë titullin kampion, andaj thotë që ata do të kërkojnë vetëm fitore ndaj Drenicës.

“Ne jemi duke besuar ende në titull, pasi që janë edhe katër ndeshje deri në fund dhe asgjë nuk dihet. Do të luajmë ndaj Drenicës vetëm për fitore dhe besoj fuqishëm që do t’i marrim tri pikët”, deklaroi Milicaj për GazetaOlle.com.

Besa-Drenica zhvillohet nesër në “Shahin Haxhiislami” me fillim prej orës 14:00 dhe drejtohet nga gjyqtari kryesor, Selim Isufi. /Gazeta Olle