Milani triumfon në udhëtim te Roma në derbin e Serie A

Milani ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Roma në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me një penallti të realizuar nga Olivier Giroud, ndërsa u fitua prej Ruben Loftus-Cheek.

Milani vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në vazhdim të pjesës së parë, duke rrezikuar me anë të Theo Hernandez (17’) dhe Christian Pulisic (22’).

45 minutat e dytë nisën po ashtu mirë për Milanin, duke realizuar edhe golin e dytë.

Ishte Rafael Leao, ai që dyfishoi epërsinë për skuadrën e tij, duke i dhënë më shumë vetëbesim bashkëlojtarëve.

Por, Fikayo Tomori bëri një gabim trashanik në minutën e 61-të, duke pranuar edhe kartonin e dytë të verdhë dhe duke u përjashtua nga derbi.

Romelu Lukaku debutoi te Giallorossët në minutën e 70-të, mirëpo nuk arriti të lë gjurmë, madje duke u ndëshkuar me karton të verdhë (85′).

Roma nuk u dorëzua deri në fund dhe ngushtoi epërsinë nç 2-1 me golin e Leonardo Spinazzolas (90+2′).

Pas javës së tretë, Milani vazhdon të jetë lider me nëntë pikë, ndërsa Roma vazhdon të jetë me një.

Në xhiron e katërt, Rossonerët zhvillojnë derbin më të madh në Serie A, atë kundër Interit (Derby della Madonnina), ndërsa Roma do ketë punë me Empolin.

Dy ndeshje, katër gola – Albion Rrahmani është mbret i ri në Rumani

Xhiro e katërt në Albi Mall Superligë fillon sot me dy ndeshje shumë interesante