Milani transferon Maurin

Sipas raporteve më të fundit që arrijnë nga mediat italiane, mësojmë se Milani ka mposhtur Juventusin në garë për të siguruar shërbimet e Jose Maurit.

Jose Mauri do të vesh fanellën e Milanit, pasi një gjë e tillë është shumë pranë që të bëhet zyrtare.

Milani ka fituar garën për shërbimet e këtij lojtari, i cili kërkohej gjithashtu nga Juventusi.

Raportohet se shuma e këtij transferimi duket të ketë qenë diku rreth 4-5 milionë euro.