Milani tërhiqet nga gara, vetëm një skuadër në garë për Zaniolon

Nicolo Zaniolo është në merkato teksa pas krisjes së raporteve me Romën, në klubin verdhekuq presin vetëm ofertën e duhur për ra lënë të lirë sulmuesin.

Në fakt, alternativat për kryeqytetasit nuk janë të shumta pasi aktualisht në garë për shërbimet e Zaniolos është vetëm Bournemouth në Premier League. Edhe Milan që dukej sikur e kishte seriozisht për italianin, është tërhequr.

Kjo sepse kuqezinjtë nuk mund të kënaqin interesat ekonomike të Romës dhe drejtori i kuqezinjve Massara njoftoi kolegun e tij Pinto se nuk do të prezantojnë ofertë për Zaniolon. Nga ana tjetër, Bournemouth ofron 30 milionë euro plus pesë të tjera në formën e bonuseve. Një ofertë që shkon në interes të Romës, por jo lojtarit.

Zaniolo kërkon një klub më prestigjioz dhe të aftë për të konkurruar denjësisht në kompeticionet ku merr pjesë. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ofrojnë ditët e fundit të janarit, me të ardhmen e Zaniolos që mbetet në ajër.

FFK sërish nuk i lë gazetarët të hyjnë në Kuvend

Salihu: Pikërisht letra e FIFA-s konfirmon se Agim Ademi nuk mund të jetë kryetar, FFK e keqinterpretoi letrën qëllimshëm