Milani tenton për Modriçin

Në vazhdën e tentatimeve për të forcuar skuadrën në mënyrë që Carlo Ancelotti të thotë “po”, Milani vazhdon identifikimin e objektivave në afatin kalimtar.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë do të tentojnë për mesfushorin kroat të Real Madridit, Luka Modriç, të cilin duan ta marrin në “San Siro” me formulën e huazimit me të drejtë blerje.

Fantazisti ka raporte shumë të mira me Ancelottin, mirëpo problemi qëndron te Reali që nuk dëshiron të dëgjojë për largimin e tij. /Gazeta Olle