Milani shënon fitore të madhe ndaj Lazios në San Siro

Milani ka fituar 2-0 në San Siro ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Rossonerët e filluan takimin me shumë vetëbesim, duke krijuar shanse të mira shënimi.

Por, goli i parë erdhi në minutën e 45-të, kur Ante Rebic asistoi për Rafael Leao për të shënuar për 1-0.

Milani kishte mundësinë që të realizonte edhe të dytin, mirëpo Franck Kessie (45+6) dështoi nga pika e bardhë.

Në 45 minutat e dytë, ishte momenti i rikthimit të Zlatan Ibrahimovicit, që mungoi për disa muaj shkaku i lëndimit.

Suedezit i munguan vetëm shtatë minuta që të futej në listën e realizatorëve, me Rebicin që regjistroi edhe asistimin e dytë.

Milani është aktualisht lider më nëntë pikë, ndërsa Lazio është në të gjashtin me gjashtë sosh.

U mbajtën normat fizike dhe seminaret për gjyqtarë dhe delegatë të futsallit

Superliga vazhdon edhe në mesjavë, do të zhvillohen dy super derbi!