Milani po e synon sulmuesin e Real Madridit

Skuadra e Milanit këtë edicion po kalon formë shumë të mirë, derisa drejtuesit e klubit kuqezi po duan ta rrisin edhe më shumë performancën e skuadrës.

Kështu sipas të përditshmes QS, Milani mund t’i bëjë një ofertë të re Real Madridit për sulmuesi Mariano Diaz në merkaton e janarit.

Klubi kuqezi e ndjek sulmuesin 27-vjeçar që nga vera e kaluar dhe e konsideron një përforcim të mirë që do të kompletonte reaprtin sulmues të Stefano Pioli-t.

Diaz ka luajtur shumë pak në këtë sezon për shkak se ka qenë i ndalur nga një dëmtim serioz. Në dy ndeshjet e luajtura në këtë sezon me madrilenët, ai ka realizuar 1 gol. Image