Milani ofron 18 milionë euro për Romagnolin, Roma do 30

Pas Andrea Bertolaccit, Milani mund ta marrë edhe një tjetër talent të Romës, po ashtu me një ofertë të majme.

Klubi kuqezi është gati t’i ofrojë Romës 18 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit Alessio Romagnoli, i cili në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Sampdoria e Sinisha Mihajloviçit.

Pikërisht trajneri serb e do me çdo kusht Romagnolin në “San Siro”, mirëpo problemi qëndron te marrëveshja mes klubeve, pasi që Roma kërkon 30 milionë euro për të. /Olle