Milani nuk ndalet, kërkon këta tre lojtarë

Pas Carlos Bacca e Luiz Adriano, Milan ka identifikuar tre mbrojtës për t’i transferuar në San Siro.

Milan nuk e ka ndërmend t’i ndalë përforcimet.

“Rossonerët” arritën marrëveshje për transferimin e sulmuesve Carlos Bacca nga Sevilla dhe Luiz Adriano nga Shakhtar Donetsk, të enjten.

Kurse, mediat italiane raportojnë se klubi nga San Siro ka identifikuar tre emra të rinj për transferim në Milano.

Milan ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Romës, Alessio Romagnolli, dhe atij nga Athletic Bilbao, Aymeric Laporte.

Por, jo vetëm kaq, Rossonerëve u pëlqen edhe Hector Moreno nga Espanyol.