Milani nuk arrin më shumë se barazim ndaj Cagliarit

Milani ka barazuar pa gola në shtëpi me Cagliarin në kuadër të javës së 37-të në Serie A.

Rossonerët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Ante Rebic në minutën e katërt, mirëpo, goditja e tij ishte e pasaktë.

Edhe Cagliari kishte shanset e veta në këtë pjesë të parë, me Joao Pedron që bëri një goditje të fortë, por u bllokua nga mbrojtja e Milanit.

Në 45 minutat e dytë, vendasit tentuan të merrnin një pikë nga ky takim, mirëpo ishte e kot.

Ishte minuta e 55-të, kur Cagliari lëshoi një shans të artë përmes Leonardo Pavolettit, pasi Gianluigi Donnarumma bëri një pritej fantastike.

Diego Godin (65’) po ashtu pati një mundësi të mirë duke gjuajtur me kokë, por u mbajt jashtë nga portieri.

Milani me këtë barazim gjendet në vendin e tretë me 76 pikë, aq sa ka edhe Napoli, gjersa në javën e fundit (38), duhet të fitojë patjetër, në rast se Juventusi nuk e bënë të njëjtën gjë, pasi ka 75 sosh, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.  /Gazeta Olle/