Milani nis negociatat për Verrattin

Milani nuk guxon të ketë edhe një sezon të dështuar si ky dhe për të parandalur një gjë të tillë, ka nisur të lëvizë.

Derisa negociatat me Carlo Ancelottin po shkojnë shumë mirë, krerët e klubit kuqezi janë gati për të bërë një goditje të madhe, që do ta bindte edhe Ancelottin për t’i thënë përfundimisht “po” ofertës së Silvio Berlusconit.

Sipas asaj që shkruan “Calciomercatoweb”, krerët e klubit kuqezi i kanë nisur bisedimet për transferimin e mesfushorit italian, Marco Verratti, nga PSG-ja.

Operacioni pritet të jetë tipik milanist, me një huazim me të drejtë blerje prej 20-22 milionë eurosh. /Gazeta Olle