Milani mendon seriozisht për Xherdan Shaqirin

Milani po kërkon një mesfushor sulmues për të zëvendësuar Hakan Çalhanoglun dhe Aron Ramsey është emri më i ri në listën e drejtuesve.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, raporton se kuqezinjtë duan të përfitojnë nga spastrimet që po bën Juventusi pasi po kërkon të largojë disa prej lojtarëve që kanë paga të larta, veçanërisht nëse duan të sjellin Miralem Pjaniçin përsëri në Torino nga Barcelona.

30-vjeçari arriti te “Zonja e Vjetër” falas nga Arsenali në korrik 2019, ndërsa kontrata e tij skadon në qershor 2023, por paga prej 7 milionë eurosh e bën të rëndë edhe për arkat bardhezi. Nëse Juve merr përsipër gjysmën e rrogës, Milani mund të pranojë huazimin e lojtarit madje duke përfshirë edhe mundësinë e blerjes në fund të sezonit nëse uellsiani e justifikon me paraqitje në lartësinë e duhur.

Ramsey ka luajtur 65 ndeshje zyrtare që kur iu bashkua “Zonjës së Vjetër”, por dy vitet e tij në Torino janë goditur nga një seri dështimesh, duke e bërë të humbasë 18 ndeshje e sidomos pozicione në preferencat e trajnerëve që janë alternuar në stolin bardhezi.

GJAK SHQIPTAR – Një tjetër hipotezë për pjesën e avancuar të mesfushës kuqezi është Xherdan Shaqiri, i cili pritet të largohet nga Liverpooli në këtë merkato vere.

Sipas “Corriere dello Sport”, Xherdan Shaqiri ka kërkuar largimin nga Liverpooli që nuk ka ndërmend të frenojë dëshirën e lojtarit për më shumë minutazh. Kontrata e djaloshit me gjak shqiptar skadon në vitin 2023, por e përditshmja italiane shpjegon se ai mund të largohet me parametër zero dhe kjo ka ngjallur interesimin e disa skuadrave.

Skuadra e Lazios është njëra ndër më të interesuarat për “Big Shaq”, pasi ai pëlqehet nga Mauricio Sarri për futbollin e tij të shpejtë. Atletico Madrid dhe së fundmi Milani janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e Shaqirit i cili mund të luajë në krahët e sulmit, por fare mirë mund të bëjë edhe fantazistin.

Për të do të isha përvoja e dytë në Itali pas asaj me Interin në gjysmën e parë të vitit 2015 kur luajti 15 herë duke shënuar edhe një gol.

Mundësi Egzon Shala mposhtet në çerekfinale, shpresohet në medaljen e bronztë nga repesazhi

Ka ndërruar jetë ish futbollisti dhe drejtori i Ferizajt, Nadir Haxhimusa