Milani me transferim të papritur nga PSG (FOTO)

Milani është duke i shikuar mundësitë edhe për disa transferime tjera në afatin kalimtar.

Sipas “Corriere dello Sport”, goditja e fundit kuqezi pritet të bëhet te Paris Saint Germain.

Në fakt, janë vetë krerët e klubit francez që ia kanë ofruar një lojtar Milanit, përcjellë “Lajmi.net”.

Bëhet fjalë për anësorin Gregorz Krychowiak, i cili nuk ka minutazhë të mjaftueshme te Parisi.

Ai ka dështuar të shpaguajë çmmin e lartë me të cilin e bleu PSG, plot 33 milionë euro.

Për këtë arsye, PSG ka vendosur për ta larguar.

Mbetet të shihet nëse klubet do të arrijnë marrëveshje.

krychowiak-psg-delusione-2017-690x400