Milani kthehet te fitorja, mposht Fiorentinën me rezultat minimal

Milani ka marrë tre pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Fiorentinës të shtunën mbrëma.

Rossonerët në “San Siro” triumfuan minimalisht 1:0.

Goli i vetëm në këtë takim dhe ai i fitores për Milanin erdhi në minutat shtesë të pjesës së dytë, thënë më saktë në minutën e 47-të ku autor i golit ishte Theo Hernandez që shënoi për rezultatin 1-0.

Milan pati mundësinë për të dyfishuar epërsinë në minutën e 74-të por goditjen e Jovic e ndali mrekullisht portieri mysafir, Pietro Terraciano.

 

Trajneri i mysafirëve, Vincenzo Italiano u mundua që përmes zëvendësimeve të ndryshojë rrjedhën e lojës, por pa sukses.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi dhe Milani u rikthye tek fitoret pas barazimit me Leccen xhiron e kaluar.

Me këto tri pikë “Rossonerët” tani gjejnë veten në pozitën e tretë në renditjen tabelare me 26 pikë të grumbulluara, pesë më pak se lideri Interi që nesër luan derbin ndaj Juventusit./

Me fitore, Milani rimerr pozitën e tretë me 26 pikë. Fiorentina mbetet e gjashta me 20 pikë.

/Gazeta Olle/

 

Hysaj: As familjarët tanë nuk na donin, trajneri i ri ndryshoi gjithçka

Dy ndeshje zhvillohen sot në Albi Mall Superligën e Kosovës