Milani i ri starton me pesë gola (VIDEO)

Milan ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5:1 ndaj Alcione, në paraqitjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Sinisa Mihajlovic.

Milani i ri e ka filluar me pesë gola.

Rossonerët kanë mposhtur Alcionen me rezultat 5:1 në miqësoren e sapo përfunduar në Chinetti di Solbiate Arno.

Në paraqitjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Sinisa Mihajlovic, Milan fitoi falë golave nga De Jong, Poli, Cerci e Niang me dy.

Në këtë duel debutoi përforcimi i ri, Jose Mauri.