Milani i kthehet normalitetit

Milani iu është kthyer rezultateve negative, duke mos arritur që ta marrë një fitore që shihej e domosdoshme, përballë Chievos në udhëtim.

90 minutat monotone të zhvilluara në “Marcantonio Bentegodi”, nuk prodhuan asnjë gol, kështu që skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë të fituar në ndeshjen ku me sukses u paraqit kosovari Përparim Hetemaj.

Milani është i nënti në Serie A me 34 pikë të tubuara ndërsa Chievo i 15-ti me 15 sosh.