Milani ka fituar 2-0 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 18-të në Serie A.
Rossonerët e filluan mjaftë mirë takimin, duke kaluar në epërsi me anë të Zlatan Ibrahimovicit që realizoi nga penalltia në minutën e shtatë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë gol të vetëm, derisa në të dytën sulmuesi suedez ishte sërish protagonisit.
Ibrahimovici në minutën e 52-të pranoi një asistim nga Davide Calabria, për të shënuar kështu për 2-0.
Milani ishte i pafat më pas, pasi Alexis Saelemaekers (74′), pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar kështu nga takimi.
Rossonerët triumfuan në fund, derisa janë lider me 43 pikë, tri më shumë se Interi, derisa në javën e 19-të do të kenë punë me Atalantan. /Gazeta Olle/
⚽️ Goal of Ibrahimovic !#Milan #Ibrahimovic #Zlatan #CagliariMilan #SerieA pic.twitter.com/cdWVOWMSCW
— Best of Serie A ?? (@BestOfSerieA) January 18, 2021
Cagliari 0-2 Milan – Zlatan Ibrahimovic goalpic.twitter.com/kjtIcrNjv8
— noobfcb (@noob_fcb) January 18, 2021