Milani i dërgon në ‘pazar’ këta lojtarë

Antonio Nocerino dhe Diego Lopez raportohet se do të shiten nga Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dy këta lojtarë nuk kanë gjetur vend në formacionin e trajnerit Sinisha Mihajlloviq dhe sipas Corriere della Sera, atyre nuk do t’u jepet mundësi në San Siro.

Klubi ka vendosur që të shesë dy lojtarët gjatë afatit kalimtar të janarit dhe veçse ka nisur interesimi për ta.

Lopez raportohet se është duke u kërkuar nga një ekip në Premier Ligë, derisa Nocerino pritet të shitet te Genoa.

Besohet se Milani ka nevojë të shesë këta dy lojtarë për të blerë lojtarë të rinj.