Milani fiton me Brochin (VIDEO)

Cristian Brocchi ka debutuar me fitore në krye të Milanit, duke e mposhtur Sampdorian në udhëtim me golin e Carlos Baccas.

Gjysma e parë u mbyll pa gola, ndërsa përmendim anulimit e golit të Dodos, derisa portieri Viviano bëri një intervenim të bukur për t’ia mohuar golin Baccas.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 71-të. Carlos Bacca pranoi një top nga Giacomo Bonaventura dhe goditja e tij kësaj radhe nuk u ndal nga portieri vendas.

Ky triumf e pozicionon Milanin në vend të gjashtë në tabelë me 52 pikë të grumbulluara.

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar, Rossonerët janë 13 pikë larg pozitës që shkon në Ligën e Kampionëve dhe janë jashtë garës për këtë pozite.