Milani fiton lehtësisht ndaj Salzburgut, kalon si e dyta nga Grupi E

Milani e ka nënshtruar skuadrën e RB Salzburgut (4-0) në San Siro, për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Olivier Giroud e hapi serinë e golave (14), ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Me të filluar gjysma e dytë, Rade Krunic e dyfishoi epërsinë (46’), ndërsa sulmuesi francez ishte asistues.

Ishte sërish futbollisti vendimtar i mbrëmjes, Olivier Giroud, që reagoi më së miri në zonë për ta shënuar golin e tretë të Rossonerëve (57’).

Një tjetër gol e realizoi Junior Messias (90’+1) dhe sërish i përfshirë ishte francezi 36 vjeçar me asistimin e dytë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Chelsea ka triumfuar përballë Dinamo Zagrebit në Stamford Bridge me rezultat 2-1.

Mysafirët që kërkonin një vend në Ligën e Evropës, kaluan të parët në epërsi përmes Bruno Petkovic (7’).

LONDON, ENGLAND – NOVEMBER 02: Raheem Sterling celebrates with Denis Zakaria, Ben Chilwell and Kai Havertz of Chelsea after scoring their team’s first goal during the UEFA Champions League group E match between Chelsea FC and Dinamo Zagreb at Stamford Bridge on November 02, 2022 in London, England. (Photo by Chris Lee – Chelsea FC/Chelsea FC via Getty Images)

Mirëpo, Blutë e përmbysën rezultatin me golat e Raheem Sterling (18’) dhe Denis Zakaria (30’) për ta fituar ndeshjen.

Chelsea (13 pikë) kualifikohet nga pozita e parë e Grupit E, ndërsa Milani (10 pikë) vazhdon të të tetën e finales nga vendi i dytë. Salzburgu (gjashtë pikë) do të luajë në Ligën e Evropës, ndërsa Dinamo Zagrebi (katër pikë) eliminohet nga garat evropiane.

Renditja e top shënuesve në Albi Mall Superligë, Mba tani qëndron i vetëm në krye

PSG fiton ndaj Juventusit, por Benfica kalon si e para nga Grupi H