Milani fiton derbin e Serie A ndaj Romës

Milani ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Romës (2-1) në Satdio Olimpico për të vazhduar ndjekjen e Interit në tabelën e Serie A.

Rossonerëve iu anulua një gol në fraksionin e parë të lojës, mirëpo pa shkuar në pushim ata arritën ta zhbllokonin rezultatin.

Franck Kessie e mori përgjegjësinë dhe arriti ta mposhtte portierin Pau Lopez (43’).

Në gjysmën e dytë, Giallorossët e barazuan rezultatin me golin e Jordan Veretout, i cili shënoi gol të bukur pas asistimit nga Leonardo Spinazzola.

Skuadra mysafire e riktheu epërsinë me golin e Ante Rebic (58’), i cili u asistua nga Alexis Saelemaekers.