Milani e nis mbarë vitin e ri, triumfon në udhëtim te Salernitana

Milani e ka nisur me fitore rikthimin në kampionatin italian duke e mposhtur Salernitanan në Stadio Arechi me rezultat 2-1.

Rossonerët e filluan furishëm gjysmën e parë të sfidës së vlefshme për xhiron e 16-të në Serie A me dy gola të shpejtë.

Sandro Tonali dhuroi një asistim të mrekullueshëm drejt Rafael Leaos, i cili e kaloi edhe portierin dhe e realizoi golin e parë (10’).

Pas asistimit, Tonali u regjistrua edhe në listën e golashënuesve duke realizuar në tentativën e dytë (15’). Asistues ishte Brahim Diaz.

Të njëpasnjëshme ishin rastet e mysafirëve edhe në minutat në vazhdim, të cilat patën mundësi shumë të mira shënimi, sidomos përmes Brahim Diaz e Olivier Giroud, porse shkuan në pushim me dy gola epërsi.

Fraksioni i dytë ishte më i qetë në krahasim me pjesën e parë, megjithëse mundësitë nuk munguan. Brahim Diaz e devijoi një top që përfundoi në gol, megjithatë më pas u anulua për pozitë jashtë loje pas konsultimit të VAR-it.

Dhe derisa vizitorët nuk i konvertonin rastet e tyre, vendasit e bënë dramatik fundit duke e ngushtuar rezultatin me golin e Federico Bonazzolit (83’), edhe pse luan me një lojtar më pak në fushë – pas përjashtimit të Domagoj Bradaric me karton të kuq (75’).

Pas kësaj fitoreje, Milani e ka ngushtuar në pesë pikë diferencën me Napolin, mirëpo lideri do ta zhvillojë më vonë sfidën kundër Interit.

Messi rikthehet në stërvitje me PSG-në, pritje madhështore për kampionin e botës

Zyrtare: Arsim Thaqi merr drejtimin e Dritës